4 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Qeveria shtyn afatin e përdorimit të pasaportave diplomatike dhe shërbimit

by News Albania
25/12/2020
in Kronikë
0
207
VIEWS
Share on Facebook

Qeveria ka shtyrë deri në 30 qershor të vitit 2022  formatin ekzistues të pasaportës diplomatike dhe të shërbimit, duke i cilësuar të vlefshme edhe për 2 vite të tjera.

Në vendimin më të fundit qeveria ka vendosur gjithashtu që të shtyjë edhe afatin e dorëzimit të pasaportave diplomatike për disa funksionarëve apo dhe figurave publike. Pas ndryshimit të kategorive të zyrtarëve që gëzojnë të drejtën e pajisjes, një grupi të caktuar iu hoq privilegji i mbajtjes së pasaportës diplomatike. Afati është përcaktuar 31 dhjetori i 2020-ës.

Në variantin e parë sipas VKM-së së miratuar pika 14-të përcaktonte se “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2019”. Më pas qeveria nxori VKM që t’i lejonte deri në 31 dhjetor të 2021-shit, për ta shtyrë dhe për një vit.

Ka qenë pikërisht ministria e Jashtme që ndërmori nismën për të ndryshuar rregullat e pajisjes me pasaporta diplomatike, duke hequr disa kategori mes të cilëve përfshihen familjarët e politikanëve, klerikë, konsuj nderi, gazetarë, si dhe shoferët e ministrave, apo të zyrtarëve të tjerë.

Me VKM-në e miratuar në 2019-ën, zyrtarë të nivelit të lartë, iu hoq e drejta e mbajtjes së pasaportës diplomatike, duke ia futur te kategorie e mbajtjes së pasaportave të shërbimit.

Funksionarët që mbajnë pasaporta diplomatike

1. Presidenti;

2. Ish-Presidenti;

3. Kryetari Kuvendit;

4. Ish-Kryetari i Kuvendit;

5. Kryeministri;

6. Ish-Kryeministri;

7. Bashkëshortja/i e/i dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të:

a) Presidentit;

b) Kryetarit të Kuvendit;

c) Kryeministrit.

8.  Bashkëshortja/i e/i deputetit;

9.  Zëvendëskryeministri;

10. Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

11. Deputeti;

12. Zëvendësministri;

13. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese;

14. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë;

15. Drejtuesi dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ);

16. Drejtuesi dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP);

17. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi;

18. Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

19. Komisionerët Publikë;

20. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;

21. Kryetari dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;

22. Avokati i Popullit;

23. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit;

24. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ);

25. Drejtuesi dhe anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

26. Prokurori i Përgjithshëm;

27. Sekretari i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit, Kuvend, Kryeministri;

28. Drejtori i kabinetit në institucionin e Presidentit, Kuvend, Kryeministri, ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme;

29. Këshilltarët në kabinetin e institucionit të Presidentit, Kuvend, Kryeministri, në rastet kur janë  të ngarkuar me çështje diplomatike dhe protokollare, jo më shumë se tre këshilltarë për secilin institucion;

30. Këshilltarët e ministrit përgjegjës për punët e jashtme, kur janë diplomatë karriere;

31. Kryetari dhe nënkryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH);

32. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK);

33. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

34. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë;

35. Personeli diplomatik i Shërbimit të Jashtëm dhe familjarët e tyre, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë;

36. Funksionarët ndërkombëtarë, përfaqësues ose anëtarë të organizatave ndërkombëtare me shtetësi shqiptare, të emëruar ose të kandiduar nga shteti shqiptar;

37. Avokati i Përgjithshëm i Shtetit;

38. Oficeri i Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe familjarët e tyre, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë;

39. Oficer kontakti pranë ministrive homologe të shteteve të tjera, institucioneve ndërkombëtare, si dhe të atashuar pranë misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe familjarët e tyre, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë;

40. Korrieri diplomatik;

41. Komandanti i Gardës së Republikës;

42. Trup-rojë për sigurimin e:

a) Presidentit;

b) Kryetarit të Kuvendit;

c) Kryeministrit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania