Dy javë pas zhdukjes së Elvis Martinajt, i konsideruar si ‘mbreti i lojërave të fatit’, Edi Rama ka vendosur hapjen e llotove sportive, që i mbylli në 2018. Kjo nismë tregon shpartallimin e shtetit shqiptar dhe se bastet u mbyllën nga qeveria vetëm për të luftuar një njeri dhe për të ndryshuar përfituesit.
Tashmë që mendohet se Martinaj është zhdukur, qeveria ka vendosur të hapë bastet sportive. Fillimisht Rama nxori Fidel Yllin, për të hapur bastet. Sot Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive.
Sipas burimeve, janë caktuar edhe pronarët e rinj të basteve. Në lojë janë Vangjush Dako, Olsi Rama dhe ish shoferi Gaz Demi, të cilët pritet të jenë bosët e rinj të llotove.
Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.