Shqiptari “kokëfortë” thyen traun e doganës greke, policia e ndjek për rreth 30 km, shoferi përplas makinën e tyre.
Një automjet i cili vinte nga Shqipëria ka thyer traun e doganës greke të Mavromatit (Qafe-Botë). Raportohet se mjeti nuk i është bindur policëve për kontroll dhe ka shtuar shpejtësinë, duke thyer traun dhe më pas është futur në teritorin grek.
Pas kësaj policia greke i është vënë nga pas, duke e ndjkeur për rreth 30 km deri sa i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës.
Ndërsa është përpjekur për t’u larguar, shqiptari ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa të lënduar. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.