“Dashuria lindi në avion”/ Puthja e infermierëve që u njohën në repartin COVID bën xhiron e botës
Në valën më të ethshme të COVID-19, ku spitalet italiane u tejmbushën nga pacientë të infektuar dhe sistemi shëndetësorë kaloi në kolaps, buroi një dashuri mes dy infermierëve.
Michele dhe Antonella, i dhuruan një puthje njëri-tjetrit, brenda pavionit ku punojnë, por këtë moment e fotografuan dhe e shpërndanë në të gjithë botën.
Ata u dashuruan në repartin e koronavirusit në poliklinikën e Barit dhe ditën e Shën Valentinit, spitali zgjodhi ata për të dhënë një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizon së bashku.