6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Pushuesja serbe befasohet me bukuritë shqiptare

by News Albania
17/08/2020
in Kronikë
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Serbja që pushoi në Shqipëri e mahnitur: Të gjithë ma bënin të njëjtën pyetje.

Nevena Shunjevariç, 30-vjeçe nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore. Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si e kaloi verën në një vend që, siç thotë ajo, në Serbi kurrë nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të bukur për të.

“Vendosa të shkoj me pushime në Shqipëri nga kurioziteti dhe në mënyrë që të zbuloja destinacione të reja, akoma jo të pëlqyeshme dhe të arritshme për ne. Në internet, kryesisht në faqet e huaja, mësova për ofertën e tyre dhe turizmin, deti shqiptar më dukej shumë i pastër nga fotot, kurrë nuk dyshoja nëse do të shkoja, edhe pas komenteve negative dhe skeptike nga mjedisi, të cilat më dhanë adrenalin dhe motivim shtesë për të shkuar në Shqipëri ”, rrëfen ajo për gazetën serbe “Blic”.

“Në udhëtimin tim të parë për në Shqipëri, unë isha në tre vende të ndryshme: Vlorë, Borsh dhe Sarandë, sepse në 10 ditët që kalova atje, kam dashur të shoh dhe të përjetoj sa më shumë të jetë e mundur. Vlora është një qytet turistik shumë i zhvilluar, me një shëtitore të mrekullueshme përgjatë detit, me shumë restorante me peshk deti të freskët me çmime shumë të përballueshme. Borshi është një fshat i bukur simpatik pa turma, i cili është më i bukuri nga tre vendet që vizitova”, shprehet ajo.

Nevena tregon edhe si ishte mikpritja nga pushuesit shqiptarë teksa tregon se të gjithë e kanë pyetur për situatën në Serbi.

“Nuk ka shumë turistë nga Serbia në Shqipëri, kështu që ata janë kryesisht entuziastë dhe shumë të sjellshëm me ne, të moshuarit na kuptojnë dhe unë mund të komunikoja me ta. Ata kryesisht pyesin për situatën në Serbi dhe standardin tonë dhe nëse është hera e parë që vizitoj vendin e tyre. Nuk dëgjuar absolutisht asnjë koment negativ dhe as kam pasur përvoja negative”, u shpreh ajo.

Nevena thotë se sapo situata me pandeminë të përmirësohet do të kthehet sërish në Shqipëri.

“Çmimet janë më se të favorshme për standardin tonë, shumë herë më të favorshme sesa në Kroacinë fqinje. E vetmja gjë negative që duhet të them është prania e madhe e maceve dhe qenve endacakë në plazhe. Kjo është e vetmja gjë që mund të veçoja si e keqe, por kur mbledh të gjitha përshtypjet, është e bukur të kalosh verën atje. Do ta vizitoj përsëri Shqipërinë, kjo është e sigurt, sa më shpejt që situata të ma lejojë”, përfundon rrëfimin ajo.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In