Aktorët që thjesht paguhen për të luajtuar një rol nuk kanë dokumentet ligjore për të mbështetur fjalët e tyre. Megjithatë ky nuk është rasti i Fatime Jocës, një banoreje të njësisë nr. 4 në kryeqytet, shtëpia e së cilës është totalisht në gjendje të pabanueshme që nga tërmeti i parë i shtatorit. Banorja, që u akuzua nga Bashkia e Tiranës si një aktore që luante rolin e një gruaje të prekur nga tërmeti së cilës nuk i kishte ardhur në ndihmë pushtetit vendor, ka publikuar sot dokumentat e shtëpisë.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka publikuar dokumentat e pronares së shtëpisë së dëmtuar duke përgënjeshtruar Bashkinë, me në krye Erion Veliajn, i cili sipas zëdhënëses merret vetëm me propagandë mashtrimesh.
Ndërkohë banorja ende po pret që ekspertët të vlerësojnë dëmin e shtëpisë së saj dhe të regjistrohet për të marrë dëmshpërblimin.