Ambasada Shqiptare Athine !
Ne Ambasaden e RSh Athine, dikur merrje ne tel për raste emergjencash dhe nuk përgjigjej askush.
Ne Ambasaden Shqiptare dërgoje një email dhe pergjigje nuk merrje.
Në Ambasadën Shqiptare në Greqi, kërkoje nje takim me punonjës të lartë të ketij Institucioni dhe kërkesat per takim ishin të njëpasnjeshme nga nënvlerësimet e tyre.
Emigrantët në Greqi kanë pasur probleme shume të medha ne lidhje me këtë Institucion.
Për të bërë një aplikim për pasaporte, pike së pari kerkonin te gjenin një sekser të besueshëm. Paguanin nje vlere të madhe ekonomike dhe prisnin mbi 2 muaj daten e dorezimit dhe pasaporten e merrnin pas 3 apo 4 muajsh.
Kudo që të takoje Emigrantë Shqiptar, diskuheshin vetem Shqetesimet e Ambasades.
Rrugëtonin tërë natën per të ardhur ne Ambasade, dhe torturoheshin me orë të gjata per te kryer proçedurat sepse duhej tju sherbenin sekserëve perpara.
SHOQATA E EMIGRANTËVE NE GREQI vazhdonte me ngritjen e zërit kundra padrejtësive dhe korrupsionit te Ambasades Shqiptare.
Nga Peticionet e shpeshta të Shoqatës së Emigrantëve drejtuar organeve të larta të Qeverisë Shqiptare, arritëm suksesin e shume pritur te cilen sot e gezojmë të gjithë së bashku.
Sot me Ambasaden e RSH Athine ka nje sherbim telefonik te menjëhershëm.
Sot me Ambasaden e RSH Athine ,per çdo KERKESË qe i drejtohet merret kthim pergjigje.
Kushdo qe ka nevoje per nje sherbim konsullor nga Ambasada e RSH Athine, ne koh rekord brenda 2 ditesh i kryhen sherbimet si psh. Dokumenta te posaçme, vertetime te ndryshme apo aplikime pasaporte etj.
Sot dyert e Ambasades Shqiptare jane te hapura per gjithe shqiptaret.
Ne ambjentet e Ambasades çdo dite krijohen takime dhe aktivitete të ndryshme.
NE AMBASADEN E RSH KA NDODHUR NDRYSHIMI I MADH TE CILEN ESHTE MERITE E ZONJES AMBASADORE Luela Hajdaraga Gila .
Pas viteve te cilen Ambasada perfaqesohej nga Z. Bashkim Zeneli , është KJO Ambasada të cilën kemi kerkuar.
Shoqata e Emigrantëve në Greqi Falenderon perfaqesine kryesore të Ambasades se RSH Athine dhe shpresojmë të vazhdojnë projektet e tyre Patriotike keshtu sic e kane nisur.!