Gazetari Artan Hoxha publikoi në emisionin Opinion një foto të deputetit Arben Ahmetaj, ndërsa ndodhej në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës duke u larguar nga Shqipëria.
Hoxha tha se Ahmetaj ka udhëtuar drejt Greqisë, ka qenë vetëm në makinë, dhe ka kaluar doganën rreth orës 14:00 të së premtes.
Ai thotë se edhe pse ishte nën hetim, Ahmetaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit.
“Ditën e premte në mesditë ka qenë në Kakavijë ka kaluar për në Greqi. Gjatë kësaj kohe Ahmetaj ka hyrë dhe ka dalë nga vendi pa asnjë lloj problemi pavarësisht hetimit”, tha gazetari.