Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, javë më parë u arrestua nga policia greke.
Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person dhe është liruar vetëm një ditë më vonë, pasi që u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.
Ditë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajësinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos.
Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë europiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.
Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.
Së fundmi janë publikuar pamjet ku tregohet momenti kur ai thotë se u arrestua “ilegalisht” në ishullin e Mykonos.
E xhiruar derisa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, ish Miss Universe Angela Martini dëgjohet në video duke bërtitur “pse po vozisni kështu?” teksa vërehen automjete policie nëpër rrugë./SHQIP.comhttps://www.youtube.com/embed/CMqR2vFXqgA?start=1&feature=oembed