Nga Vladimir Muçaj, Newsalbania.al
(Opinion)
Pse vazhdoj të besoj se Ilda Lumani mbetet një gazetare mediokre dhe një lëpirëse e drejtoreshës së RTSH-së, Aurora Polo!
Pas publikimit të një opinion tim në lidhje me shkrimin që gazetarja Ilda Lumani kishte shkruar për drejtoreshën e RTSH-së, Aurora Pole, ku na e shiste si një “jashtokësore”, që nuk e di se nga kishte zbritur dhe po shpëtonte Radio Televizionin Publik Shqiptarë nga gremina ku ka rënë prej kohësh e që një dorë për ta fundosur i’a ka dhënë dhe zonja Polo bashkë me Ildërat e tjera rreth saj, më kërcënoi se do të më dërgonte në gjyq!
Arsyeja ishte pse unë e quaja një gazetare mediokre!
Po e dashur Ilda, ti je një gazetare mediokre që vetquhesh, autore dhe skenarise!
Nuk kam parë ndonjë vepër tënden për t’iu quajtur autore, po nejse!
Nëse do t’i referohesh atyre emisioneve që ti përmend në shkrimin tënd, do më duhej të gjeja ndonjë fjalë tjetër, se mediokre më duket sikur të thurë lavde. Po nuk po merem me ato emionse ku ti ke qënë autore , se fundja janë televizione private dhe jan në të drejtën e tyre të të zgjedhin ty.
Po kur bëhet fjalë për Televizionin Publik, ku unë si cdo shqiptar tjetër paguaj taksa, nuk mund të hesht!
Fillimisht dua të t’kujtoj e dashur Ilda, që ajo drejtoresha që ti i lëpihesh për të të dhënë ty hapsirën për të bërë atë emisionin tënd të rëndomtë si “autore”, ka prishur kontratën me një tjetër autore në mënyrë të njëanshme dhe të jashtëligjshme dhe kostot bien mbi mua dhe cdo shqiptarë që paguan taksa për tu paguar ti dhe znj. Polo.
Dhe për cfarë për të parë një emission me një prezantuese që po e përdor këtë pozicion pune që I keni ofruar j, sic shprehet edhe vetë, për të mësuar shqip. Apo për temat që ti trajton në atë emission që nuk kalojnë shikueshmërinë e 200 personave, në faqen zyrtare të RTSH-së në youtube.
Pse unë vazhdoj të them që ju jeni një gazetare mediokre, pikërisht për ato 7 faktet që ti do të na shesësh për drejtoreshën Aurora Pole që ne nuk i dinim e po na i zbulon ti!
Por e dashur, Ilda ne dimë shumë më shumë gjera që ti me sa duket nuk i di ose bën sikur nuk i di, se janë publikuar në mediat të tjera plot fakte të tjera me abuzimet e zonjës drejtoreshë.
Dhe unë si gazetarë që jam , nuk mund të heshtë para fakteve që përpiqesh të më servirësh ti e ato që janë të vërteta!
Ti e dashur Ilda na tregon se znj. Polo si drejtoreshë e festivalit të fundvitit e ngriti atë në pikun më të lartë të cilësisë, por nuk na thua se shpërbleu veten me tre million leke që e ka të ndaluar me ligj të paguhet me honorare .
Fakti tjetër sipas teje na qenka kënga fituese e festivalit që shkon në Eurosong, e që nuk na qenka shitur për herë të parë në 20 vjet dhe kjo meritë e zonjës Polo. TI e dashur nuk mund të mashtrosh dhe të ofendosh një mori artistësh që kanë marrë pjesë në atë festival ndër vite se paskan blerë cmimin! Për kë e ke fjalën në këtë rast!
Për këngëtaren Anjeza Shahini, Aurela Gace, Frederik Ndoci, Rona Nishliun, Ledina Celon e shumë artistë të tjerë që kanë shkëlqyer në atë festival pa u shitur e blerë. Kështu që nuk e zbuloi drejtoresha jote.
Po të kishe një fije profesionalizmi e dashur Ilda mund të kishe shkruar ndonjë rresht, për drejtoreshën artistike të festivalit, Elhaida Dani, që historinë e saj të dashurisë e bëri lajtmotiv të festivalit, nga nata e parë e deri në të fundit.
Fakti i tretë sipas jush, kjo talentja e pazbuluar si drejtoreshë, na i paska hapur dyert gjithë stafit të RTSH-së, për të zgjidhur problemet, po nuk na thua se i’a mbylli dyert shumë gazetarëve profesionistë duke i ndërprerë në mënyrë të jashtëligjshme kontratat, e duke i zëvenësuar ato me ca mediokër e mediokre të tjerë si ty e si Benajda jote, që do ta bësh të njohur për publikun edhe me xhaketë, ndërsa asaj i rrin mirë e tërheq shikueshmëri vetëm me bikini.
Si shkruanit ju?! “ Aurora Polo ka sjellë një standard të panjohur deri më tani në RTSH”
Për cfarë standarti flisni ju?! Mund të na shpjegoni pak këtë standartin e panjohur! Apo dinjitenin që i ka kthyer gazetarëve!
Duke të bërë pjesë të RTSH-së ty, Benaidën dhe të tjera si ty!
Me ju znj. Polo ia ka ulur dinjitetin shumë gazetarëve që kanë kontribuar një jetë me shumë profesionalizëm, kanë krijuar identitenin e atij ekrani.
Jo që u ka dhënë dinjitet, po i ka shkelur me këmbë duke nxjerë në sipërfaqe personazhe që nuk lidhin dot dy fjalë, që flasin për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadaren e nuk kanë lexuar një libër të tij, por tregojnë se si i kanë dhënë dorën në një event para se të ndërronte jetë dhe se si ai buzëqeshte.
Aurora Pole na i paska hapur derën cdo ideje, autore gazetari!
Që të mos mbetesh prapa në këtë drejtim!
Nuk është meritë t’i hapësh derën cdo të ashtuquajturi autor, ideje apo gazetar. Dhe sa për dijeni nuk e hap derën Aurora se nuk e ka të shtëpisë së vet, por të një institucioni publik, ku kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë dhe të përzgjidhen sipas një rregullore ata që e meritojnë. Jo t’i thërras drejtoresha për dreka e pastaj t’i thotë, je që je hajde bëj një emision në RTSH!
Kjo drejtoresha jote e “papare” ndonjëherë në historinë e RTSH-së është thjeshtë një mediokre si ty, e paaftë, inferiore që as nuk ka iden se cfarë do të thotë të drejtosht një institucion mediatik e aq më shumë Publik!
- Nëse ato emisione që transmeton RTSH në këtë periudhë kanë vlerë, mos mbet injorantë pa bërë emission në atë television!
- Ky fakti i shtatë, po që është arritje e dashur Ilda!
I ka mbyllur derën cdo abuzuesi, po thoni!
Jo vetëm që nuk ka mbyllur derën po ka hapur dhe dritaren duke abuzuar!
Me ty e dashur Ilda ka abuzuar që në lidhjen e kontratës! Nëse nuk e ke lexuar mirë kontratën, po të tregoj se edhe pse nuk je punonjese e brendshme e RTSH-së, ti nuk nuk mund të punosh njëkohësisht në dy televizione kombëtare si autore e skenariste.
E sic na thua edhe vet që ju punoni në tv Klan si autore në X Factor Albania ndërkohë që keni një kontratë me RTSH si autore e skenariste e emisionit “Miqtë e Pasdites”
Abuzimet e drejtoreshës Polo vazhdojnë me shumë prishje kontratash e lidhje kontratash të reja në shkelje të hapur të ligjit. Me emërime e shkarkime të punonjësve!
Gojët e liga thonë se ka shkarkuar gati 200 punonjës e ka emëruar të tjerë në mënyrë abuzive!
Kaq për sot, në ditët në vazhdim do t’iu sjellim me prova abuzimet e super drejtoreshës Aurora Polo!
Edhe pse nuk kanë munguar publikimet nga kolegët!
Po e dashur Ilda, mund të shihem edhe në gjyq kur të duash!

