Pesë divorce çdo ditë të 2021-shit, pse po ndahen çiftet?
Divorcet po prodhojnë krime ndërkohë që në pesë muajt e fundit në Tiranë është shënuar një numër i lartë padish për zgjidhje martese. Në total bëhet fjalë për 758 padi të depozituara në gjykatë, çka flet për një shifër mesatare prej 5 divorcet në ditë. Gratë janë ajo që i drejtohen gjykatës në shumicën e rasteve, ndërkohë që juristët thonë se se shkak janë kushtet ekonomike por edhe dhuna në familje.
Divorcet janë shoqëruar me krime të rënda në familje gjatë muajve të fundit, ndërkohë që numri total i tyre po vjen gjithnjë e në rrije duke arritur nivele shqetësuese.
Në 5 muajt e fundit në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 758 padi të reja për zgjidhje martese, krahas 1226 çështjeve të mbartura nga viti 2020.
Kjo statistikë flet për një numër rekord me mesatarisht 5 kërkesa për divorce në ditë.
Juristi, Edvis Gorishti, thotë se faktori ekonomik por edhe dhuna në familje janë shpesh arsyet që shtyjnë njërin prej bashkëshortëve ti drejtohet gjykatës.
Erdis Gorishti: Kemi martesën midis bashkëshortëve, vjen një moment që kanë mosmarrëveshje si nga ana ekonomike ashtu dhe në familje, kur ka ndërhyrje të familjarëve të tjerë ose nga ana ekonomike kur ka papunësi, mbizotëron edhe dhuna.