Pse hesht Veliaj për biznesmenin indian që pastron para në ndërtim?! I dha leje për pallate te Liqeni i Thatë
Një heshtje e dyshimtë nga Erion Veliaj dhe nga institucioni që ai proklamon si në shërbim të qytetarëve… Me një staf të madh që predisponohet të jetë në dispozicion të popullit dhe në mënyrë të padiskutueshme ndaj mediave 24/7 për më tepër kur bëhet fjalë për një çështje sensitive me interes të lartë publik, siç është pikërisht çështja e ndërtimit të një kompleksi pallatesh ën zonën e Liqenit të Thatë. U bë publik pak ditë më parë lajmi se në këtë zonë po ndërtonte së bashku me një biznesmen shqiptar, biznesmeni indian Nitin Sandesara i kërkuar nga Interpol për pastrim parash të një sasie marramendëse prej rreth 2 MLD $. Joq Albania i kërkoi informacion në mënyrë zyrtare Bashkisë së Tiranës mbi lejet e dhëna nga kryebashkiaku dhe faktit nëse ishte në dijeni të krimeve të indianit që gjendeshin me një kërkim të thjeshtë në Google para se të ngrinte pallatin e tij, por asnjë përgjigje nuk ka mbërritur.
Konkretisht pyetja është kjo: “Bazuar në një lajmin e raportuar nga mediat në lidhje me biznesmenin indian Nitin Sandesara, zotërues përkatësisht i firmës të ndërtimit LAXMI REALE ESTATE & INVESTMENT SH.P.K, ndërtues i një kompleksi pallatesh së bashku me një tjetër kompani shqiptare në zonën e Liqenit të Thatë, pyetjet tona parashtrohen si më poshtë: Bashkia e Tiranës a ka qenë në dijeni që ky person ishte aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash në momentin që i është dhënë leja për ndërtim? Nëse jo, a nuk disponon Bashkia më e madhe dhe më e rëndësishme në vend struktura filtruese për personat që hyjnë në fushën e ndërtimit, duke mos bërë kështu më parë një ekspertim të figurës së biznesmenit? Jemi në pritje të një përgjigje nga ana juaj brenda 24h.”
Hije më të forta dyshimi ngrihen me neglizhencën e Veliajt mbi faktin që në Tiranë po ngrihen kulla me para të pastruara, e kështu rikthehemi sërish tek përgjimet e Ndranghettas me Nik Halilin dhe 20% e tenderave të bashkisë.