PS nis fushatën elektorale/ Drejtuesit politik: Arsyet pse duhet votuar sërish Edi Rama.
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid.
Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij. Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica.
Më pas fushata ka vijuar me fjalimet e drejtuesve politik të qarqeve. Në fjalën e tij drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Petrit Malaj është shprehur se u kërkon votën qytetarëve për njërin që punon fort Edi Ramën.
“Përfaqësoj Tropojën, Kukësi, Hasin dhe i kërkova vetëm diçka që të punoj fort për këtë. Edi Është njeri i Fjalës por sidomos i punës. Unë kam shpresë se Tropojanët dhe qarku i Kukësit do e zgjedhin Edi Ramën sepse ai është njeri i punës. Të gjithë këto vite tregojnë se edi Rama dhe PS-ja do e çojnë Shqipërinë në një tjetër drejtim, që Shqipëria të bëhet e ardhmja e fëmijëve tanë”, ka thënë ai.
Drejtuesja politike e qarkut të Lezhës Lindita Nikolla, ka theksuar se me skuadrën e PS-së do të behet i mundur rindërtimi i qyteteve pas tërmetit.
“25 prilli është i veçantë pasi duhet të fillojë procesi i rindërtimit, të zhdukim dëmet e tërmetit të kemi shtëpi më të bukura, të kemi një qytet të ri si laçi dhe shumë transformime në Mirditë dhe në Lezhë. Është shumë frymëzuese që të shikosh një skuadër me kaq fytyra dhe me figura të reja që kanë spikatur në punën e tyre, që do të kontribojnë për të ndërtuar shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Nikolli.










