Damian Gjiknurit i besohet një tjetër detyrë e rëndësishme, Balla zbulon postin që i propozoi PS.
Damian Gjiknuri është propozuar sot nga maxhoranca si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët e PS-së, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Skoci.
“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, u shpreh Balla.