11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

PS bën propozime të reja për kodin, ulet pragu zgjedhor

by News Albania
02/10/2020
in Politikë
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Partia Socialiste ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme për Kodin e ri Zgjedhor, të cilat parashikojnë uljen e pragut zgjedhor nga 3% në 1%, shpërndarjen e mandateve dhe mundësinë e garimit të kryetarit të partisë ose udhëheqësit të koalicionit në 4 qarqe njëherësh.

PS i ka paraqitur këto propozime në Komisionin Parlamentar për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike disa ndryshime në raport me amendamentet e saj fillestare që reflektojnë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe synojnë një formulë kompromisi mes palëve.

LISTA E PROPOZIMEVE:

-PROPOZIMI I RI merr në konsideratë ULJEN nga 3% në 1%, TE PRAGUT që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Sipas formulimit të ri, fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si vijon: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi”. Ky opsion është optimal dhe mund të konsiderohet si një prag natyral pasi është i përafërt me numrin e votave që i takon një mandati deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

-NDRYSHIMI I DYTË i takon Nenit 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.

-NDRYSHIMI I TRETË ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-rënditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.

Konkretisht, pjesa e parë e listës që përkon me numrin e mandateve të fituara ri-rënditet sipas rezultatit të votave preferenciale, pa cënuar parimin e kuotave gjinore. Kandidati me më pak vota preferenciale spostohet në vendin e fundit, brenda pjesës së parë të listës që korespondon me mandatet fituese. Më pas, kryhet ri-rënditja e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në rënditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar. Në këtë rast zevendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere.

-NDRYSHIMI I KATËRT parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.

Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania