Pas disa ditësh protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie, Partia Demokratike ka paditur në SPAK drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
PD e akuzon Drejtorin e Policisë për pesë vepra penale; “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Pengimi në të drejtën për t’u shprehur”, “grumbulluar dhe manifestuar”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.
Selia blu shprehet se me urdhër të Ardi Veliut, është ushtruar dhunë ndaj të miturve në protestë, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.