21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pronarët nuk kompensohen prej 2 vitesh, ku shkuan 50 mln USD?!

by News Albania
29/10/2021
in Aktualitet, Sociale
0
Pronarët nuk kompensohen prej 2 vitesh, ku shkuan 50 mln USD?!
40
VIEWS
Share on Facebook

Procesi i kompensimit të pronave ka disa muaj që është pezulluar, por qeveria vazhdon të përcaktojë fond, që në fakt nuk shpërndahet kurrë. 3 qershor 2021 ka qenë dita e fundit që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar për kompensim të pronarëve dhe që prej atëherë nuk ka pasur më kompensime. Procesi është pezulluar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi disa nene të ligjit për kompensim.

Konkretisht  në  datën 04.02.2021, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Shoqatës “Pronësi me drejtësi”, në lidhje me Kushtetutshmërinë e ligjit dhe vendimit të qeverisë. Trupi gjykues vendosi të shfuqizojë disa nene të këtij ligji.

Vendimi

Kushtetuesja e mori këtë vendim, pasi konstatoi se ligji aktual nuk garanton shpërblimin e drejtë të së drejtës së pronës private dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe se nuk është respektuar standardi i parashikuar në nenin 118 të Kushtetutës, për kompensimin e drejtë të pronave.

Në këto kushte Agjencia e Pronave njofton se, nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në lidhje me kompensimet përderisa gjykata rrëzoi dy nenet më të rëndësishme të ligjit dhe kërkoi rishqyrtim të tij nga Parlamenti. Pikërisht, kjo është edhe arsyeja që deri tani nuk ka shqyrtim të aplikimeve për kompensim pronash. Situata do të vazhdojë deri në një afat ende të pacaktuar. Por, pavarësisht kësaj, edhe për 2021, edhe për 2022, qeveria ka përcaktuar një fond për kompensimet e pronave, konkretisht 50 milionë dollarë. Me shumë gjasa ky fond do të mbetet i pashpërndarë. Në Kuvend nuk është depozituar asnjë projektligj i ri për pronat që do të pasqyronte ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

Atëherë, ku shkojnë këto para që nuk shpërndahen për pronarët? Viti 2021 rezultoi dështim total për procesin e kompensimit. Vetë Agjencia e Trajtimit të Pronave ka deklaruar në raportin 8-mujor se,  gjatë këtij viti janë bërë kompensime vetëm për ato prona me kërkesë të veçantë. Kryesisht këto lloj kompensimesh janë më shumë në favor të qeverisë, sepse pronarit mund t’i bëjë me shpejt kompensimin, vetëm nëse pranon të marrë vetëm gjysmën e vlerës totale që i takon.

Nga ana tjetër Gjykata e Drejtave të Njeriut vazhdon të shtojë barrën për shtetin shqiptar, për shkak të padive të pronarëve.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In