13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Projekti i Zvërnecit/ Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi kritikon qeverinë: Qytetarët s’duhet të jenë vetëm spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore

by News Albania
03/06/2026
in Kryesore, Lajme
0
Projekti i Zvërnecit/ Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi kritikon qeverinë: Qytetarët s’duhet të jenë vetëm spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore
76
VIEWS
Share on Facebook

Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas kundërshtive të projektit të Zvërnecit.

Ermelinda Meksi, i ka kujtuar qeverisë Rama se Shqipëria ka firmosur Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi këtë të fundit në 2000.

Sipas saj, “Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore: Të drejtën e qytetarëve për informacion; Të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje; Të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen”.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se sipas kësaj konvente qytetarët nuk duhet të jenë spektatorë kur merren vendimet që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit.

“Shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë si pjesë e një procesi normal demokratik që ndihmon në forcimin e besimit publik dhe në parandalimin e konflikteve sociale. Në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, konsultimi publik dhe transparenca nuk janë thjesht zgjedhje politike, por standarde që burojnë nga angazhimet ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka marrë përsipër.

Konventa e Aarhusit na kujton se qytetarët nuk janë spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. Ata kanë të drejtë të informohen, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në proces. Ky nuk është vetëm një standard europian i mjedisit. Është një standard europian i demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thekson Meksi.

POSTIMI I PLOTË I ERMELINDA MEKSIT:

Zvërneci, Rrjolli dhe Konventa  Aarhus

Mes debatit për Zvërnecin dhe Rrjollin, vlen të kujtojmë një angazhim që Shqipëria e ka marrë prej më shumë se dy dekadash.

Shqipëria nënshkroi Konventën e Aarhusit në vitin 1998 dhe e ratifikoi atë në vitin 2000, duke u bërë ndër vendet e para  që përqafoi këtë standard europian.

E miratuar më 25 qershor 1998 në qytetin danez Aarhus, kjo konventë konsiderohet një instrument unik, sepse lidh të drejtat mjedisore me transparencën, llogaridhënien e qeverive dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Konventa Aarhus mbështetet në tre parime themelore:

✔️ të drejtën e qytetarëve për informacion;

✔️ të drejtën për të marrë pjesë në vendimmarrje;

✔️ të drejtën për t’iu drejtuar institucioneve dhe drejtësisë kur këto të drejta cenohen.

Por Aarhusi nuk lidhet vetëm me mjedisin. Në filozofinë e tij dhe në frymën e institucioneve europiane, përfshirë dimensionin ekonomiko-mjedisor të sigurisë në kuadër të OSBE-së, transparenca, pjesëmarrja publike dhe qeverisja e mirë konsiderohen elementë të rëndësishëm të sigurisë, stabilitetit social dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Për këtë arsye, shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga qytetarët duhen parë si pjesë e një procesi normal demokratik që ndihmon në forcimin e besimit publik dhe në parandalimin e konflikteve sociale.

Në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, konsultimi publik dhe transparenca nuk janë thjesht zgjedhje politike, por standarde që burojnë nga angazhimet ndërkombëtare që vetë Shqipëria ka marrë përsipër.

Konventa e Aarhusit na kujton se qytetarët nuk janë spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore të vendit. Ata kanë të drejtë të informohen, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në proces.

Ky nuk është vetëm një standard europian i mjedisit. Është një standard europian i demokracisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In