Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.
Report Tv zbardh progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hajen e negociatave për Shqipërinë, pais i ka plotësuar kushtet.
Në raport vlerësohet progresi i bërë me Reformën në Drejtësi, por edhe me reformat gjithëpërfshirëse në vend.
“Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje”, thuhet në raport.
Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive.
“Duhet të konsolidohet më tej si pjesë e agjendës më të gjerë të decentralizimit. Kjo është veçanërisht e nevojshme për të garantuar autonominë fiskale lokale dhe fuqizuar komunat për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë standarde”.
KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.
Një tjetër pikë e vlerësuar është edhe puna e SPAK dhe ecuria e saj, por edhe Reforma Zgjedhore e miratuar para zgjedhjeve të 25 Prillit, e cilësuar si gjithëpërfshirëse, por shqetësim mbetet blerja e votës dhe rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale.
Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ia ka prezantuar strategjinë e zgjerimit edhe Parlamentit Europian. Në seancën e mbajtur në PE ai ka nënvizuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE pasi ka arritur rezultate të dukshme me reformat.
Varhelyi tha se Shqipëria ka bërë rajonin është bërë progres në luftën kundër krimit.
Ndërkohë që një thirrje komisioneri e pati edhe për liderët politikë që sipas tij duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit.