Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e kuzhinës italiane!
Saimir Xhaxhaj, ka bërë xhiron e restoranteve në Itali, që prej moshës 15 vjeçare. Një djalë me ambicie dhe një pasion të madh për kulinarinë, që e ka bërë sot, të jetë një emër i rëndësishëm i kuzhinës italiane. Ai u largua nga Shqipëria që 10 vjeç së bashku me familjen, për një të ardhme më të mirë.
Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e
Qëndroi për 6 vjet në Kalabria, ku edhe studionte. Pasioni për kulinarinë e zhvendosi atë në Firence. Ndërkohë që studionte në shkollën e kuzhinës, për shkak të nevojës dhe dëshirës për pavarësi ekonomike, nisi që 17 vjeç të punojë në një restorant në San Casciano. Nga aty nisi karrierën si kuzhinier.
Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e
“Doja të mësoja, të rritesha profesionalisht, të fitoja përvojë. Nisa të punoja një sezon në Hotel Relais Certosa në Firence dhe sezonin tjetër te Borgo Il Poggiaccio në Siena. Përvoja e fundit, më dha shumë vetëbesim, pasi unë isha ndihma e vetme e kuzhinierit, dhe për këtë arsye isha përgjegjës për përgatitjen e të gjitha pjatave, nga e para, deri te ëmbëlsira.
Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e
Një mbrëmje, në mesin e klientëve tanë, mbërriti një kuzhinier nga Firence i cili ishte shumë i impresionuar nga pjatat e mia. I kishin lënë aq shumë mbresa, sa më priti deri në përfundim të punës, për të më kërkuar të punoja me të.
Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e
Më pas për dy vjet, punova si menaxher në hotelin Helvetia Bristol në Firence. Falë mbështetjes së mësuesit tim gjatë shkollës së mesme, arrita që të jem pjesë e hotel Il Saviatino në Firence, ku kam punuar me kuzhinier Carmine Caló. Në mars të 2012 u transferova në Verona, për të dhënë gjithë përvojën time me kuzhinier Calon, në Palazzo Victoria, hotel me 5 yje në Verona.Historia e Saimir Xhaxhajt, shqiptarit që lë pa fjalë shefat e
Por etja për ndryshim, nuk më la të qëndroja edhe për shumë gjatë. Tani prej tre vjetësh punoj si kryekuzhinier në La Canonica, në Verona”, tregon ai për mediat italiane. Pjatat e tij janë art më vete, jo më kot shefat e kuzhinës italiane, mbeten pa fjalë përballë tij!