Profil: Greta Hoxha mes dy ‘dashurive’, gazatarisë dhe jurisprudencës
Greta Hoxha nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Greta është gazetare e ekranit prej vitesh çka ka bërë që ajo të njihet gjerësisht për perfomancën e saj të sukseshme. Para se të futemi dhe “zbërthejmë” profilin e saj le të themi se Hoxha pa “tradhëtuar”gazetarinë paralelisht ka nisur një rrugëtim të ri profesional. Pas mbarimit të juridikut dhe në proces masteri gazetarja e njohur po praktikohet dhe angazhohet fort në fushën e drejtësisë. Për të grumbulluar njohuri dhe praktikë pune efikase Hoxha punon ndimës/asistente pranë avokates me eksperiencë Alketa Elezi.Pas mbarimit të këtij cikli Hoxha synon noterinë, avokatinë, pse jo dhe profile të tjera të drejtësisë. Greta prej dy dekadash vazhdon të jetë në fushën e medias. Rrugëtim i nisur në një televizion lokal e më pas në ekranet e kryeqytetit ajo ka ‘mbajtur të fshehur’ dhe pasionin për drejtësinë. Këtë angazhim të ri bukuroshja e ekranit e shfaq së fundmi ndonëse filluar herët prej saj. Kur e pytëm Gretën se sa vend zë tek ajo gazetaria dhe studimet, praktikat në juridik Hoxha të përgjigjet prerë: ‘Gazetaria dhe drejtësia janë dy dashuritë e mia’, Ato nuk i ndaj prej njëra tjetrës-vijon Hoxha. Në këtë ‘ngarkesë’ pune mësojmë se gazetarja vijon punën moderatore e një emisioni javor në një ekran amerikan seksion shqip. Emisioni i saj në kanalin televiziv amerikan ka shënuar shifra rekord shikueshmërie. Gjithashtu mësojmë se gazetarja Greta Hoxha është në komunikime dhe oferta me dy televizione kombëtare, proces ky që pritet të përfundoj së shpejti. E sollëm si profil të veçantë Greta Hoxhën sepse realisht ashtu është. Kemi ndonjë rast sporadik në vend kur një e fushës së drejtësisë të bëhet pjesë aktive e medias. E kundërta ndodh me gazetaren Hoxha. Ajo nga gazetaria pa e lënë atë synon fushën e drejtësisë! Këtu është e veçanta dhe shënohet diferenca mes Gretës dhe ndonjë rasti të veçantë në vend. Newsalbania.al në rubrikën e saj “Profile” ceku pak në “Profil” të gazetares së mirënjohur Greta Hoxha për ta sjell si rast e shembull pozitiv të një vajze të angazhuar!