Dy javë pas ngjarjes së rëndë në Zhupan të Fierit ku 31-vjeçari Elton Metaj vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, familjarët e saj kanë kërkuar kujdestarinë e vajzës së mitur. Avokati i familjes depozitoi kërkesën këtë të enjte në gjykatë ndërkohë që seanca pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
Pas vdekjes tragjike të 23-vjeçare Sabrina Bengaj në Zhupan të Fierit familjarët e saj kanë kërkuar të marrin kujdestarinë e vajzës së mitur. Këtë të enjte avokati i familjes Bengaj është paraqitur pranë gjykatës të shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ku ka depozituar kërkesën për kujdestarinë e vajzës së mitur 3-vjeçare.
Seanca pritet të zhvillohet në vazhdim ku dhe do të përcaktohet dhe fati i vajzës së mitur.
Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra 2 javë më parë në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit nga ish-bashkëshorti Elton Metaj.
Pas më shumë se 3 orë ndjekje nga policia Metaj u arrestua në afërsi të fshatit Peshtan. Ndaj 31-vjeçarit gjykata e shkallës së parë Fier vendosi masën arrest me burg.