Diten e dielë në mjediset e Oborrit Mbreteror është zhvilluar një ceremoni private për mirënjohjen e mikut tonë të vyer Z.Ekrem Spahiu, duke i akorduar Komandarin e Urdhërit Mbretëror të Skënderbeut me motivin:
“Për përkushtimin e paçmuar kundrejt Familjes Mbretërore, trashëgimisë monarkike dhe figurës së Mbretit Zog të shprehur përmes një veprimtarie të gjatë dhe efektive në rrafshin politik, publicistik dhe shtetëror, si edhe duke kontribuar në mënyrë të pandërprerë në rehabilitimin, përkujtimin dhe integrimin e kategorive shoqërore padrejtësisht të ndëshkuara për besimin e tyre në idealin mbretëror dhe në institucionet monarkike.”