Rritja e numrit të infektimeve nga Covid-19 në Kosovë/ Vjosa Osmani thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, është një akt patriotik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid gjatë ditëve të fundit.
Osmani ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, nën vazhdën e valës së rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, derisa e ka cilësuar vaksinimin si “akt patriotik”.
Ajo është shprehur se ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë, ndaj qytetarët duhet të shkojnë dhe të vaksinohen.
“Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po su vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. Secili prej nesh ka përgjegjësi në raport me tjetrin për t
i zvogëluar dhimbjet, e para se gjithash humbjet.
Teksa shqetësimi për variantin e ri të virusit rritet, ne duhet t`i shtojmë përpjekjet për vaksinim. Është akt patriotik që secili prej nesh të vaksinohet sa më parë të jetë e mundshme. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë, ndaj duhet të ndajmë pak minuta nga dita për ta bërë një veprim, i cili në kohën e sotme është më shumë se sa personal.
Për të mirën e të gjithëve, për sigurinë tonë, për mbarëvajtjen e shtetit tonë, vaksinohuni të gjithë!
Ne duhet dhe mund të ngadhënjejmë ndaj çfarëdo virusi!
Vaksinohuni”, shkruan Osmani.