Aleksandër Vuçiç: Shqiptarët dhe serbët do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur në një deklaratë për mediat se shqiptarët dhe serbët do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme.
Ai foli edhe për dialogun e Serbisë me Kosovësn, për të cilin tha se nuk dihet nëse do të gjendet një marrëveshje, por shtoi se është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha ftesave për dialog.
“Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tensionet mes dy popujve.
Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses në dialog, këtë nuk e dimë”, tha Vuçiç.