“Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes!
Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.
Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19.
Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.
Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme”! 🇦🇱🤝🇻🇦
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka