Nën hijen e rrepeve shekullor dhe i rrethuar nga qindra mallakastriot sot Meta ka zbritur në Poçem të Mallakastrës. Ai ka ardhur sot këtu pikërisht ku burrat Luftës së Mallakastrës lidhën besën në Kuvend për çlirimin e vendit. Në ceremoni autoritetet e pushtetit lokal në rang qarku si dhe qindra banorë të zonës kanë ardhur në ceremoninë e përvitshme. Ja si shprehet presidenti Meta: “Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj”
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka