9 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti Meta dakordësohet me Parlamentin për 4 ligje..

by News Albania
16/07/2020
in Aktualitet
0
44
VIEWS
Share on Facebook

16 korrik 2020

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar nga Ambasada Britanike.

1) Ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”

Ky Shërbim ka marrë tashmë vëmendjen e nevojshme nga ligjvënësi, duke normuar në nivel ligji veprimtarinë e Institucionit të Shërbimit të Provës që duhet të forcojë kapacitetet e tij dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik përmes zbatimit transparent të programeve që synojnë:

  • rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave nën mbikqyrje,
  • parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre.

2) Ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”

Ky ligj ka plotësuar rregullat dhe procedurat për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale, duke i unifikuar ato, në raport me amendimet e vazhdueshme që kishte pësuar ligji ndër vite, si dhe duke e përshtatur me ndryshimet ligjore, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Gjithashtu, rishikimi i afateve për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale dhe veçanërisht saktësimi i mënyrës së ekzekutimit të masave mjekësore, nëse do të zbatohen në mënyrë korrekte dhe transparente, do të ndihmojnë në mbrojtjen e shtuar të të drejtave dhe lirive të njeriut.

3) Ligjin nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”.

Ky ligj, si një përpjekje për përmirësimin e trajtimit financiar dhe të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve, duhet mbështetur, edhe pse kjo përpjekje është ende larg asaj që duhet t’u garantojë shteti kësaj kategorie profesionistësh që deri më sot kanë ushtruar funksionin në kushte tejet të vështira dhe pa gëzuar statusin e merituar.

4) Ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Garantimi i kushteve për trajtimin me dinjitet të të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, parashikimi i rregullave që synojnë respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre, me synimin kryesor rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, është një nismë që mbështetet. Por i njëjti kujdes duhet treguar në procesin e rishikimit të akteve nënligjore që do të pasojë hyrja në fuqi dhe nisja e zbatimit të këtij ligji.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë Ambasadën Britanike për asistencën teknike të ofruar përmes ekspertëve të saj për përgatitjen dhe përsosjen e këtyre nismave ligjore, së bashku me autoritetet shqiptare.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania