14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti i Ukrainës bën tërheqjen e radhës për drejt pushimit të luftës me Rusinë

by News Albania
28/03/2022
in Aktualitet
0
Presidenti i Ukrainës bën tërheqjen e radhës për drejt pushimit të luftës me Rusinë
57
VIEWS
Share on Facebook
-640-0-624174522adde

Ukraina është e gatshme të pranojë statusin e neutralitetit, si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Deklarata erdhi nga presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, të raportuar nga CNN.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral dhe jobërthamor i shtetit tonë, kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për të. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas.

Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.
“Kjo është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta garanci e sigurisë, është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër”, shtoi Zelensky.

Komentet e Zelensky vijnë pasi presidenca turke tha se raundi tjetër i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas do të mbahet në qytetin turk të Stambollit, të martën. Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim”, gjatë bisedimeve me Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar perëndimin në lidhje me mbështetjen ndaj vendit të tij në luftë kundër Rusisë. Në një intervistë për “Economist”, ai kritikon ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dështimin për t’i ofruar mbështetje ushtarake. “Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që e thonë të parët janë të parët që kanë frikë”.

Sipas tij, kryeministri britanik Boris Johnson ka qenë shumë më i prirur për të dërguar armë. “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë. Në këtë rast, Johnson është një shembull.

“Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh alternativë për daljen nga situata”, u shpreh presidenti ukrainas.
“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk mund të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”, shton ai.

Ndërkohë Gjermania sipas Zelenskyt mban një qëndrim të balancuar. “Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën. Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Ata mund të ndihmojnë, nëse ka presion mbi ta brenda vendit, për ta bërë këtë dhe mund të ndalojnë kur të shohin se çfarë kanë bërë është e mjaftueshme”….

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In