Pronari i klubit anglez Millwall në Championship ka mbetur viktimë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës, shkruan BBC. John Berylson u shua në moshën 70-vjeçare dhe njoftimin për vdekjen e pronarit e ka dhënë vetë klubi që ai menaxhonte.
Klubi i Championship tha se ata kanë mbetur me zemrën e thyer, ndërsa homazhe për presidentin e tyre të ndjerë janë bërë nga tifozët dhe ekipet rivale.
West Ham, Derby, Portsmouth dhe Bournemouth ishin ndër klubet e para që dërguan ngushëllime, por dhjetëra të tjerë pasuan në një vërshim të madh respekti për biznesmenin amerikan, i cili la pas gruan Amy dhe tre fëmijë.
Berylson dërgoi londinezët e tij të dashur deri në gjysmëfinalet e FA Cup në 2013, dhe më pas në çerekfinale në 2017 dhe 2019.