“Vaksina anti-COVID mund t’ju shndërrojë në krokodilë” habit presidenti i Brazilit.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, vazhdon sulmin e tij ndaj vaksinën anti-Covid kryesisht ndaj asah Pfizer-BioNTech. Ai së fundmi ka thënë se kjo vaksinë mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë, ose në zonja me mjekër.
Ai që kur Covid-19 u shfaq për herë të parë ka qenë skeptiv dhe e ka quajtur atë thjesht si një grip të zakonshëm.
Këtë javë ai ka refuzuar të vaksinohet dhe asnjë qytetar nuk do të detyrojë që të vaksinohet kundër covid-19.
“Në kontratën e Pfizer gjithçka është shumë e qartë, ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt anësor. Nëse shndërrohesh në një krokodil, është problemi yt”-tha Bolsonaro.
Kjo vaksinë i është nënshtruar testeve në Brazil për javë të tëra dhe tashmë po përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe.
“Nëse një gruaje i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me një zë femëror, kompania nuk do të ketë të bëjnë fare me këtë gjë”- shtoi ai.