Paralajmërimi i Joe Biden: Sulmi tjetër në aeroportin e Kabulit mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi njetërë sulm tjetër në aeroportin e Kabulit, që mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme.
Ai tha se 3 shpërthimet e 2 ditëve më parë nuk ishin të fundit, ndaj pritet që talebanët të kryejnë sulme të tjera, por shtoi se edhe SHBA do të kundërpërgjigjet.
“Komandantët tanë më informuan se një sulm tjetër ka shumë të ngjarë të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme”, tha Biden. Ai u shrpeh se ka udhëzuar komandantët e tij “të marrin çdo masë të mundshme” për të siguruar sigurinë e amerikanëve.