Iku në Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasadori afgan në Taxhikistan akuzon ish-Presidentin Ghani: Mori 169 mln $ kur u largua të dielën.
AFGANISTAN
Ambasadori afgan në Taxhikistan ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Presidentin Ashraf Ghani. Mohammad Zahir Aghbar thotë se Ghani kur u largua të dielën nga Afganistani mori me vete 169 milionë dollar.
‘’Tradhëti ndaj atdheut dhe kombit”- e cilëson ambasadori largimin e Ghanit teksa zotohet se do të njohë si Presidenti zëvendësin e tij, Amrullah Saleh.
Më 15 gusht, Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pasi talebanët po mësynin në Kabul teksa kishin në plan ta gjenin ku fshihej. Ghani shkoi në Taxhikistan, por në shtetin fqinj ka qëndruar vetëm 3 ditë teksa sot Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dalë garant për ta strehuar.