“Rripi i Gazës duhet të kalojë nën kontrollin e qeverisë së Autoritetit Palestinez me bazë në Ramallah dhe planet izraelite për kontrollin e përkohshëm të enklavës janë të papranueshme”.
Presidenti i Autoritetit Palestinez Abu Mazen tha këtë në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria Novosti.
“Gaza duhet të qeveriset nën patronazhin e PLO (Organizatës për Çlirimin e Palestinës) dhe qeverisë legjitime palestineze. Ne i kundërshtojmë fuqishëm planet izraelite që ofrojnë disa zgjidhje të përkohshme”, thotë Abu Mazen.