Prej 4 orësh 71 vjeçari Lefter Zhidru është ngujuar në shtëpinë e tij në Elbasan dhe refuzon të dorëzohet, ndërkohë që bëhet me dije se ai ka qëlluar sërish drejt forcave të policisë.
Më herët 71 vjeçari plagosi me kallashnikov dy të rinj kalimtarë të rastit, të identifikuar si Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të policisë për ta bindur të dorëzohet, 71 vjeçari po bën rezistencë, ndaj është vendosur që të ndërhyjnë forcat RENEA në banesën e tij.













