Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi takim pune, me anëtarët e Task Forcës Vendore të “Luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Bimëve Narkotike”.
Në këtë takim morën pjesë të gjithë anëtarët e Task-Forcës Vendore Antikanabis, ku u diskutuan në mënyrë të detajuar të gjitha masat që janë marrë për periudhën 9-mujore të kontrollit të territorit të Qarkut Kukës.
Prefekti i Qarkut Kukës kërkoi angazhim maksimal në ndjekjen e zbatimit të detyrave të përcaktuara në plan veprimin e Prefektit në zbatim të urdhërit të Kryeministrit
Anëtarët e Task Forcës Vendore diskutuan perveç çështjes së Luftës kundër kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike edhe për :
-Parandalimin e ndërtimeve pa leje në Bashkitë e Qarkut;
-Prerjet e paligjshme të pyjeve, e gjuetia e paligjshme;
-Ndalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në shtretërit e lumenjëve dhe përrenjëve etj.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut Kukës dha detyra konkrete në luftën ndaj kultivimit e trafikimit të kanabisit, ku kërkoj zhdukjen e këtyre fenomeneve të paligjshme, mënyrën e dhënies së informacionit në kohë reale e me detaje nga kryetarët e fshatrave, Administratorët e Njësive Administrative në organet kompetente si dhe ju drejtua të gjithë pjesëmarrësve që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre duke ju rikujtuar përgjegjësinë e secilit, sipas detyrave që ju ka ngarkuar ligji.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)