NGA FATMIR POPJA:
Portier italian te A.F Elbasani, kompletohet skuadra e verdh e bluve
Giuseppe Agostino do të jetë gardiani i portës së verdh e bluve në Kampionatin e Superiores .Prezantimi i tij zyrtar është bërë këtë mesjavë dhe kjo sipas drejtuesve të këtij klubi ishte zgjidhja thuajse perfekte që mund të bëhej. Portieri 21 vjeçar është një nga talentet e futbollit europian .Ai vjen nga ekipi i Triestes pas huazimit te Genoa.Ky portier është formuat dhe rritur në Akademinë e Futbollit të Genoas duke debutur me shumë sukses në Seria A dhe Seria B me ekipin italian.Me afrimin e Giuseppe Agostino ekipi i A.F Elbasani thuajse ka mbyllur merkaton dhe është gati për Kampionatin ku verdh e blutë synojnë të jenë ndër ekipet pretendente . Me Agostinon në portë ,A.F Elbasani garanton siguri në çdo ndeshje .Ndërkohë mbrojtja do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, përkatësisht , me Lulajn dhe Hakajn nga krahët dhe Dros në qendër të saj. Moldavi këtë rol e ka bërë vazhdimisht në skuadrat ku ka luajtur më herët, ndonëse është një mesfushor difensiv. Sa i përket mesit të fushës, Musta dhe Lajthia zotërojnë krahët, ndërsa Qose me Halilin në qendër të saj.Në sulm verdh e blutë do luajnë me tre lojtarë, Abdiu me Ze Gomesh në krahët e këtij reparti, për të mbështetur Gjonin në majën e sulmit. Me pak fjalë, deri më tani Elbasani është kujdesur që të afrojë një formacion të plotë në këtë merkato vere, me shpresën se ndërthurja e tyre me skuadrën e vjetër, do të sjellë më shumë rivalitet dhe cilësi në ekipin e drejtuar nga italiani Roberto Bordin.Nga 11-të prurje të reja gjatë merkatos së verës , vetëm disa prej tyre do të ingranohen në fushë që në fillim, për të bërë ndërthurjen me pjesën tjetër të skuadrës që siguroi suksesin në edicionin e kaluar.Gjithsesi mund të ketë edhe surpriza të tjera deri në mbylljen e merkatos pasi verdh e blutë do të synojnë jo vetëm që të jenë pjesë e “Final 4” por do pretendojnë edhe për t’u shpallur Kampion i Superligës .