10 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Porti i Durrësi me koncesion arabëve Qeveria ligj të posaçëm dhe favorizues

by News Albania
17/12/2020
in Aktualitet
0
35
VIEWS
Share on Facebook

Mëngjesin e 26 nëntorit Kryeministri Edi Rama u nis papritur me çarter drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke deklaruar, në njoftim zyrtar, se qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës për personat e prekur nga tërmeti i një viti më parë. Emri i ndërtuesit të lagjes së re në Durrës, u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Abu Dabi. Sipërmarrësi i njohur arab Mohamed Alabbar, u njoftua si “bamirësi” i 2000 apartamenteve. E si për të konfirmuar këtë, biznesmeni arab, dy ditë më pas, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, veshi Kuq e Zi kullën më të lartë në planet, Burj Kalifa, të ciline  ka në pronësi të tij. Kështu u duk sikur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipërisë po i vinte një mirësi e madhe. Por pa u bërë një muaj nga nga kjo marrëveshje, janë zbardhur të vërtetat e zemërgjerësisë së investitorit Arab, Mohamed Alabbar. Qeveria shqiptare ka bërë një projektligj i cili i lejon Ministrisë së Financave, asaj të Turizmit dhe Ministrisë së Rindërtimit të futen në negociata të drejtpërdrejta pa tender e pa garë për një kontratë koncesioni për portin e Dyurrësit me një kompani të përzgjedhur nga Emiratet e Bashkuara. Kompania është  “Symphony Invest Limited”, e lidhur drejtpërdrejtë me pronarin e kullës Bujr Kalifa, Muamed Alabbar. Kjo kompani do të ketë të drejta afatgjata për të shfrytëzuar daljen e Shqipërisë në det, ndërsa gjithçka po kryhet pa procedurë konkurruese dhe me negocim të drejtëpërdretjë. Rasti është i ngjashëm me procedurën që qeveria ndoqi me ligjin famkeq për Teatrin Kombëtar. Cfarë ka ndodhur, ashtu si me të famshmin ligjin Fusha, kësaj here qeveria ka bërë gati ligjin “Symphony Invest Limited” që përcakton të gjitha kriteret favorizues për kompanië arabe, duke përjashtur qartësisht mundësine  një tenderi ndërkombëtar që kërkohet për investime strategjike. Kjo sanksionohet që në pikë 1 të ligjit kur thuhet se:

“Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “Symphony Invest Limited”, me objekt rizhvillimin turistik të portit të Durësit”.  Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me shoqërinë “Symphony Invest Limited” propozimin e paraqitur prej tyre për rizhvillimin turistik të hapësirës së Portit të Durrësit dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave. Komisioni i negocimit të kontratës mund të asistohet nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, që miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Kompania në fjalë, portin aktual të pasagjerëve dhe mallrave në Durrës, pritet ta marrë në konsension afatgjatë për ta kthyer vetëm në port turistik. Ndërohë porti i mallrave pritet të bëhet ai i Porto Romanos. Megjithatë aktualisht në portin e Durrësit janë dy koncesione që veprojnë, ndaj është e paqartë se si do të zgjidhen kontratat me dy koncensionarët për t`ia dhënë një pale të tretë. Në projektligjin e qeverisë duket se ka një nxitim për të kryer këtë kocnension, pasi orientohen institucionet përgjegjëse që të kryejnë në afate shumë të shkurtra kohore lidhjen e kontratës me kompaninë  e re që synon të marrë koncesionin e protit të Durrësit. Ende nuk dihet nëse studimi i vizibilitetit dhe projekti për shëndërrimin e protit të Durrësit në port turistik, do të kryhet pas lidhjes së kontratës apo është kryer tashmë. Kujtojmë se Porti i Durrësit është porti më i rëndësishëm dhe më i madh i vendit, një nga nyjet strategjike të ekonomisë shqiptare, e cila pritet ti jepet me koncesion një kompanie nga emiratet e bashkuara arabe.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania