Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në një lidhje me euronews u shpreh se vrasja e të riut Klodian Rashës është vrasje shtetërore.
Ai tha se kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përpoqën bashkërisht të manipulojnë vrasjen e 25-vjeçarit.
“ Në mënyrë absolute do të quaj vrasje shtetërore, sepse, e vrau shteti. Ajo është tipike vrasje shtetërore jashtë çdo lloj kondite. E di se çfarë bënë Rama me Sandër Lleshaj dhe Veliun, në radhë të parë në mëngjes herët mediat e tyre u hapën me tituj se Klajdi Rasha i drejtoi tytën e revoles vrasësit të tij. Kur nuk kishin asnjë argument, pastaj nxorën një revole të ndryshkur, dhe ekspertiza nuk e vërtetoi se ka lidhje me Rahsën dhe këta nuk e thonë”, tha ai
Ai gjithashtu dha të tjera detaje të reja për ngjarjen, ku humbi jetën Klodian Rasha. Ish-kryeministri shtoi se Rasha është qëlluar me dy plumba, ndërkohë shkrepja e plumbave sipas tij është bërë në një distancë prej katër metrash.
“Thanë që u qëllua më një plumb, është qëlluar me dy plumba, thanë se është qëlluar nga 60 metra, jo, është qëlluar nga 3-4 metra. Është vrasje e mirëfilltë. Dhe bënë gjithçka që vrasësin me uniformë ta inkuadrojnë në një dënim të lehtë deri në shtatë vite.
Edhe për vëllain e vrasësit në Komisarit në Gjirokastër u kujdesën, kam mesazhet, shtoi Berisha.













