policia e Shtetit bëri të ditur se ka arrestuar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë pasi ishin prezentë në protestën që u zhvillua ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.
Mirëpo, një video e cila po qarkullon vërdallë tregon dhunën që një efektiv ka ushtruar ndaj një përsoni.
Në video shihet një efektiv që qëllon nga pas një të shoqëruar, i cili ishte futur brenda makinës së policisë, ndërsa një vajzë thotë: “I gjuajti!”!
Në pamje shihet polici i cili godet disa here me grusht personin që ndodhet në makinë.
Deri tani, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, deri tani janë arrestuar 3 protestuar, janë proceduar penalisht 4 dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Ndërkohë pritet që ditën e sotme të mbahet një tjetër protestë në orën 16:00.