Shteti që po tmerron botën, policia mbledh në rrugë qindra kufoma nga Covid-19 (FOTO).
Gjatë pesë ditëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë hequr nga rrugët 420 trupa të pajetë. Madje, disa prej tyre i kanë gjetur nëpër automjete e shtëpi të braktisura në La Paza të Bolivisë, si dhe qytetin më të madh të vendit Santa Cruz.
Komandanti i policisë, Ivan Rohas ka deklaruar se besohet se 80-90 për qind e të vdekurve që janë gjetur, kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Sipas të dhënave, në Bolivi nga 1 prilli deri më 19 korrik autoritetet kanë gjetur nëpër rrugë në total 3.016 trupa të pajetë të njerëzve, që sipas gjitha gjasave ishin viktima të virusit vdekjeprurës.
Deri më tani, në Bolivi janë konfirmuar 60.991 raste me COVID-19, ndërsa 2.218 të tjerë kanë humbur jetën nga ky virus.