Pas tensioneve dhe rrëzimit të bredhit tek kryeministria janë shtuar edhe forcat e Policisë. Uniformat blu kanë krijuar një gardh mes tyre para godinës duke mos lejuar protestuesit të afrohen.
Këta të fundit i qëllojnë me sende të forta, shpesh herë edhe me dekorimet e pemës së Vitit të Ri të cilën e kanë rrëzuar.