10 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Policia kap gomonen bosh, droga në destinacion, autorët numërojne paratë e mallit…

by News Albania
16/07/2020
in Kronikë
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Ka zgjatur për më shumë se 5 ore operacioni në det të hapur i Guardia Di Finanzia dhe policisë së Vlorës për kapjen e një gomoneje të fuqishme që dyshohet se kryente trafik droge.
Gomonia u kap në afërsi të Mifolit, por trafikantët arritën të shpëtonin, ndërsa në bordin e mjetit nuk u gjet lëndë narkotike, po vetëm një sasi karburanti.
Detajet për mjetin e fuqishëm dhe të sofistikuar i jep për “BalkanWeb” gazetari Enrik Mehmeti. Sipas tij, bëhet fjalë për një gomone të sofistikuar, mbi 10 metra të gjatë, me tre motorë me 350 kuaj fuqi e para e këtij lloji e kapur në vendin tonë.Po ashtu gomonia ishte e pajisur me radarë për të kontrolluar territorin ku kalonte. Jo vetëm 7 mjete lundruese, por edhe një helikopter dhe dron u vunë në ndjekje të saj pasi u pikas nga Guardia Di Finanzia në Itali. Ajo u ndoq nga Karaburouni deri në afërsi të lumit Vjosë, aty ku u gjet e braktisur.
Dyshohet se trafikantët e kanë dorëzuar lëndën narkotike në Itali, e më pas po kthehej në Shqipëri, atëherë kur edhe u pikas. “Po hetohen edhe lëvizje të policisë kufitare për faktin se si ka mundësi që një gomone kaq e madhe nuk u pikas kur u nis nga Shqipëria. Ndërkohë që Guardia Di Finanzia po heton të gjitha lëvizjet e tij në bazë të radarit dhe GPS që kishte në bord. Kjo do sjellë edhe hetim ndaj policisë kufitare”,- tha gazetari Enrik Mehmeti.

Njoftimi i policisë

Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.
Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite në qeli edhe për Julian Meçen

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Takimi i aktorit Ndrenika me Veliajn në sallën e gjyqit dhe reagimet që vijuan më pas

10/05/2026

Reflektim mbi funksionimin e drejtësisë dhe perceptimin e saj publik në Shqipëri

10/05/2026

Kreshnik Spahiu : Çudira shqiptare, kandidatja për çmimin “FermaVip” kundër kandidatit për çmimin “Nobel”!

09/05/2026

Zonjat Kumbaro, Golemi e Dhima një treshe krenarie për vëllezrit tanë grek!

09/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In