Ceremoni përkujtimore në kuadër të 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit Llambi Bardhi.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në kuadër të 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të policisë Llambi Bardhi, ka zhvilluar ditën e sotme një ceremoni përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.
Të pranishëm në këtë ceremoni e cila u zhvillua te varrezat e Dëshmorëve, ishin familjarët e të ndjerit dhe punonjës policie të DVP-Fier të cilët me mirënjohje e respekt ndaj kujtimit të tii, vendosën kurora me lule.