POLICIA REALIZON KAPJEN E AUTORIT QË ELEMINOI BIZNESMENIN NË HIMARË…
Policia ka arrestuar në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë, ku mbeti e plagosur edhe motra e tij Eftiqi Qesko. Policia njofton se është vënë në pranga në vendin e quajtur “Livadhet” në kapjen dhe prangosjen e autorit të dyshuar i v-rasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të k-rimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima ishte pranë supermarketit të motrës. Niko Goro, është kushëri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit. Pista paraprake e hetimit, është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro, në fushën e ndërtimit.
Njoftimi i policisë: Policia në kohë rekord, kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të v-rasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, në kapjen dhe prangosjen e autorit të dyshuar i v-rasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të k-rimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.