21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Poezi nga libri “Lulet e egra” të Majlinda Ramës: Ai dashuroi një grua

by News Albania
January 17, 2023
in Kulturë
0
Poezi nga libri “Lulet e egra” të Majlinda Ramës: Ai dashuroi një grua
32
VIEWS
Share on Facebook

Ai dashuroi një grua tjetër
I.
Ai dashuroi një grua tjetër.
Ish e hollë,
e bukur,
e ëmbël,
as që doja t’ia shihja bukurinë grabitqare.
Isha bërë tri magjistricat e Makbethit në një, parashikim humbjeje,
trishtim i trazuar,
zambak purpur,
lumë që ecte mbrapsht në rrotullim,
qiell nën shi.
Isha mbjellë dëshpërim thellësisë sime.

Virgjilin tim s’e shihja asgjëkund.

Desha të vdes, por nuk kisha kohë;
më ndanin nga jeta male me pamundësi,
unë në fundin e gjësë,
në të thellën e humbjes
trëndafilat e mi të bardhë
rrëzuar përtokë,
ku loti mbytej pështymës së vet.

II.
Aromë gruaje tjetër
mban kjo shtëpi,
aroma ime trembur gjer në asht,
strukur pas perdes së tronditur
në dhomën e gjumit,
emri im shtrirë nën tapetin vajtues të këmbëve,
në ajër bukuria e shëmtuar e saj.
E shihja me gjuhë përvëluese pikëllimi,
pastaj e injoroja dukshëm,
s’e takoja me sy,
desha të fitoja së paku në diçka.

III.
Pastaj,
shpejt e shpejt e mblodha veten tok,
i futa lotët në vazon e luleve,
të mos më pengonin,
e u nisa të kërkoja gjurmët e ngrohta të saj.
Doja t’i nxirrja dhunshëm nga aty;

çarçafët e rinj buzëqeshnin mbi krevat
si petale të sapoçelura.
Ajo ish e bukur,
e hollë,
e ëmbël…
O Zot,
sa dëshirë kisha t’ia zhubravisja atë bukuri,
siç po bëja me çarçafët!

IV.
Pastaj hyja e dilja:
në dhomë, nën dhomë,
në krevat, poshtë krevatit,
mbi lëkurë, nën lëkurë.
Hyja e dilja,
hyja e dilja në sytë e burrit tim;
e dola
e dëbuar nga vështrimi i tij,
atje brenda ajo;
ndërroja vend,
hyja të dilja më poshtë,
në zemrën e tij,
e dola
e ngrirë si kallkan.
Atje brenda s’kish gjak.

Dola
e u fsheha
poshtë xhepit të këmishës së tim shoqi,
në pritje të një buzëqeshjeje ftuese;
këmisha u hoq e u hodh shkujdesur.
Dola me vrap,
pastaj nxitova të hyja
në shtratin e ngrohtë të ëndrrës së tij;
aty takonim vështrimet,
bashkonim ftohtësitë,
lidhnim dëshirën për ta vrarë njëri-tjetrin,
pastaj dilnim;
në fakt
unë
dilja
e dëbuar.

Pastaj,
hyja tejepërtej dhimbjes;
tek e vetmja mbetesha brenda,
s’më dëboi kurrë.

Pastaj ecja
futur poshtë gjurmës së tij nëpër parket,
fill pas tij,
në çdo gjurmë.

V.
Teksa vrapoja sa andej-këndej,
një çast ma prishi mendjen një melodi;
vinte nga dhoma e gjumit,
ish zëri i saj si sirenat e Odiseut,
nxitova hapat ta mbyllja derën
të mos i vinte ajo muzikë tim burri,
por ai kish hyrë në vrimën e çelësit
para meje,
përherë një hap pas tij unë.

Në dhomën e gjumit
ishin përmbysur sirtarët si shpirti im,
teshat ishin hedhur shpërndarë
si mendja ime këto ditë,
këmishat qëndronin varur në këmbë,
me ngjyra të ndezura si dashuria ime për të,
poshtë krevatit mbledhur top çorapet e tij;
mbanin erë të rëndë,
si etja ime për ta vrarë atë grua.

Mbi raft vendosur disa libra,
mbi ta “Epi i Gilgameshit”.
O Zot,
po kërkonte përjetësinë
tani që gjeti atë!
Nga libri “Lulet e egra”, 2017

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In