Tronditëse/ “Po zbatojmë ligjet e islamit”, talebanët varin në eskavator trupat e pajetë të hajdutëve.
Militantët talebanë varën trupat e dy hajdutëve të dyshuar në provincën perëndimore Herat të Afganistanit.
Një zyrtar taleban në Herat konfirmoi për mediat lokale se dy hajdutët u qëlluan për vdekje nga pronari i një shtëpie në rrethin Obe pasi ishin kapur duke vjedhur.
Ndërkohë, burime të tjera në Herat konfirmuan se militantët talebanë varën tre trupa të pajetë në ekskavatorë. Fotografitë që qarkullojnë në faqet e internetit të mediave sociale tregojnë gjithashtu se tre burra ishin varur nga ekskavatorët.
Kjo vjen pasi grupi më parë ishte zotuar të rivendoste ndëshkime të rrepta, duke përfshirë amputimin e duarve të hajdutëve në një përpjekje për të zbatuar sundimin e ligjit në vend.
Mullah Nooruddin Turabi, një udhëheqës kryesor taleban, informoi në lidhje me synimin e grupit për të rikthyer zbatimin brutal të ligjit, në një intervistë me Associated Press muajin e kaluar.
Turabi, i cili do të kontrollojë burgjet nën qeverinë e re të udhëhequr nga talebanët, tha se grupi do të ndjekë Islamin dhe do të zbatojë sundimin e ligjit në dritën e mësimeve të Kuranit.