Ekspertja Silvia Bino nga Instituti i Shëndetit Publik flet për DW mbi strategjinë e vaksimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës për fillimin e procesit në tre mujorin e parë të vitit 2021.
DW: Dr. Bino, a përfiton Shqipëria nga COVAX, siç njihet skema globale e Programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) për vaksinimin kundër virusit Corona në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme? Shqipëria është anëtare e OBSH dhe është klasifikuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme të larta.