-Po e dimë që ke b*th, po kujt ja nxjerr? Ndjekësit kryqëzojnë Ledina Çelon: Dashke burrë tjetër…
Këngëtarja Ledina Çelo, është 44-vjeç, por fiziku i saj perfekt i jep të gjithë mundësitë për të “turbulluar” rrjetin, sa herë që ajo të dojë. Bëhet fjalë për Ledina Çelon, e cila përsëri ka shkaktuar “tërmet” në “Instagram” dhe nuk e kemi fjalën për fotot hot, por për komentet që ndjekësit kanë lënë në fotot e saj.
Edhe pse më herët ajo u kritikua nga fansat për ekspozimin e të pasmeve, Ledina nuk u mërzit aspak dhe postoi përsëri foto më të nxehta se të parat. Epo, ndjekësit kaq duan dhe menjëherë ju “vërsulën” këngëtares, duke e akuzuar për pozat e papërshtatshme për moshën e saj.
“Po e dimë që ke bythe, po kujt ja nxjerr nudizmin…dashke burrë tjetër si duket”, shkruan një ndjekëse.
Ndërsa, një komentuese tjetër në fillim e sheqeros, duke e komplimentuar për fizikun që ka dhe pastaj e sulmon.
“Trupin e mirë seriozisht, për moshën që e ka., fëmijëve do ju vijë turp së shpejti, besom”, shkruan një ndjekëse tjetër.