11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Plumba hotelit në Pogradec, kapet në pyll 52-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorë

by News Albania
August 12, 2020
in Kronikë
0
18
VIEWS
Share on Facebook

Policia ka arritur të vërë në pranga 4 persona, të akuzuar si te lidhur me ngjarjen  në Tushemisht, ku u qëllua me armë ndaj një hoteli.


Pas operacionit të koduar “Driloni”, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete. Ai është shtetasi Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike). Njëkohësisht është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe rrobat e përdorura për të drejtuar motomjetin gjatë kryerjes së këtyre ngjarjeve.
Gjithashtu, lidhur me ngjarjen janë kapur dhe ndaluar edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar: I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
“Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.  Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Gjatë operacionit, shtetasit I. B. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje” njofton policia.
Dy ditë më parë lidhur me ngjarjen, u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër, Mariglen Topuzi, gjithashtu person me precedent.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

July 11, 2025
Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Derën e BE e kemi hapur, duhet të provojmë se jemi “të veshur” mirë, të edukuar dhe të denjë për t’u ulur në atë tryezë

July 11, 2025
Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In